Kusari-Lila: Nuk e mbështesim asnjë mocion, s’ka konsensus mes partive

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo ka thënë se nuk e mbështesin asnjë mocion mosbesimi.

“Ne jemi deklaruar në raport për kërkesën e mocion mos besimi. Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti, ende nuk ka konsensus mes partive politike”, ka thënë ajo.

“Sot u morën disa vendime. Në agjendën e seancave plenar për këtë javë më 28 mars në ora 10 seanca e jashtëzakonshme me të njëjtën temë me javën e kaluar, seancë kjo që synon themelimin e Komisionit Parlamentar për kontrata një burimore. Në orën 12 seanca me vazhdimin e pikave të pa përfunduar. Më datë 11 prill do të mbahet edhe një seancë e veçantë për përvjetorin e Koshares”, deklaroi Kusari-Lila.