Aksident i rëndë në Kukës, kamioni del nga rruga e bie në liqen, RENEA në kërkim të shoferit

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Kukës, ku një kamion ka rënë nga Ura e Kolshit, ndërkohë që ende nuk dihet fati i shoferit.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.Ll., rreth 37 vjeç. Të njëjtat burime thanë se mjeti ka dalë nga rruga e për pasojë ka rënë në liqen, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje./BalkanWeb/