Aksident i rëndë në Lezhë, shihni si ka përfunduar makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në hyrje të qytetit të Lezhës.

Një automjet mësohet se është përplasur me barrieren anësore të rrugës.

Raportohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ndërkohë që i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës dhe po merr ndihmë mjeksore.

Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti.