Rama u merr plazhet bashkive: Në shtator ligji i ri, nuk ka më rrumpallë, zaptime dhe qoka (video)

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook njofton se në shtator do të kalojë ligji i ri në Kuvend që u heq bashkive administrimin e vijës bregdetare.

Vendimi, sipas kreut të qeverisë erdhi pas situatës me administrimin e plazheve nga pushteti lokal, të cilën ai e cilëson si rrumpallë.

Edi Rama:

Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund?

Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin e situatës, por nuk mjafton?

Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti⚖️

Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve?

#ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes #DerinëFund dhe në çdo drejtim?