Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, pesë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në Kishnicë.

Në aksident është përfshirë një autobus dhe dy vetura.

Sipas informacioneve të dëshmitarëve në këtë rast thuhet se të lënduar kanë mbetur pesë persona.

Veturat e përfshira në këtë aksident kanë pësuar edhe dëme të mëdha materiale.

Ndryshe magjistralja në fjalë është mjaft e frekuentuar dhe janë të shumta aksidentet të cilat ndodhin në këtë pjesë.