Edhe një i ftuar nga Gjykata Speciale

Burime të fokusi.info, mësojnë se i ftuari tjetër nga Gjykata Speciale është Sejdi Veseli, i cili sapo ka marrë ftesë dhe nuk dihet në çfarë cilësie.

Z. Veseli gjatë luftës ka qenë përfaqësues i LKÇK-së në Shqipëri, ndërsa në UÇK ka shërbyer në Zonën Operative të Llapit.

Deri me tani ftesë nga Gjykata Speciale kanë marrë, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës së Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, dhe ish-komandanti i ZO të Drenicës, Sami Lushtaku, Komandanti i ZO Nerodimës, Shukri Buja, zëvendëskomandant i zonës operative të Dukagjinit Lah Ibrahimaj, ish-Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sokol Bashota, Time Kadrija, Sylejman Selimi, Bashkim Ndrecaj, Jakup Krasniqi,  Bislim Zyrapi, Remzi Shala, Safete Hadergjonaj, Naim Maloku, Lulzim Kabashi, Fadil Beka./Fokusi.info/