Aksident i rëndë në magjistralen Prizren-Gjakovë, dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Piranë në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40, ndërmjet dy veturave lokale.

Sipas policisë viktimat janë të moshës 22 dhe 23 vjeçare. Në këtë aksident gjithashtu lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Policia dyshon se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë, emergjencës dhe zjarrfikëseve ka dalë edhe prokurori i shtetit i cili ka lëshuar aktvendim që trupat e pajetë të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.