Aksident i rëndë në magjistralen Prizren-Gjakovë, një i vdekur dhe disa të lënduar

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar nga një aksident që ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prizren-Gjakovë, afër fshatit Celinë të Rahovecit.

Drejtori Regjional i Policisë së Gjakovës, Ahmet Hasi, tha për klankosova.tv se dy prej të lënduarve janë në gjendje shumë të rëndë.

“Një person është i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar. Dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa dy të tjerë janë dërguar me vetëdije në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, tha Hasi.