Aksident i rëndë në Pejë, disa persona të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 17:00, në hyrje të Pejës.

Si pasojë e këtij aksidenti, disa persona janë lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ambulanca. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Ndërkaq, nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.