Moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë, pas një mëngjesi mjaft të ftohtë, do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Nëpër lugina do të ketë mundësi për mjegull.

Temperaturat maksimale do të sillën nga 0 deri në minus 6 gradë Celsius në nivel vendi.

Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.