Aksident i rëndë në Poliçan, humb jetën 15-vjeçari

Një aksident i rendë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Poliçanit. Një mjet që drejtohej nga një 15-vjeçar ka dalë nga rruga. Ai ka rënë nga një lartësi e madhe e si rrjedhojë i mituri ndërroi jetë. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

Mësohet se viktima është A. Zylyftari, ndërsa të plagosurit F. Zylyftari dhe dy vajza të mitura. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit që drejtonte i mituri ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një banese.