Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, një i vdekur dhe nëntë të lënduar

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 14:00, janë përfshirë pesë automjete civile.

“Në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, kanë theksuar nga policia.

Në vendngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrfikësve dhe autoambulanta.