Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, ka edhe të vdekur

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tunelin e Kalimashit.

Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se dyshohet për një person që ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur brenda tunelit, në drejtimin kur vjen për në Tiranë.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.