Bie numri i viktimave në Itali, rekord pozitiv që nga 12 Prilli

Ka arrritur në 23.660 numri i viktimave me koronvirus në Itali, me një rritje prej 433 personash në 24 orët e fundit. Ndërkohë  që të shtunën rritja ishte me 482 persona. Që nga 12 Prilli, nuk ishte regjistruar asnjë rënie në të tilla nivele, sikurse bën me dije raporti i mbrojtjes civile.

Po ashtu është ulur edhe numri i infektimeve të reja, ku u regjistruan 3047 persona të prekur, ndërsa në total janë 178.972  persona të infektuar qe nga fillimi i pandemisë.

Në terapi intensive, sot ishin 98 të sëmurë më pak, ndërsa 2.635 mbeten të shtruar në spital./Opinion.al