Aksident i rëndë në Vranidoll, lëndohen 6 persona

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, saktësisht në Vranidoll, ku ka ndodhur një aksident në mes tri veturave.

Si pasojë e aksidentit, 6 persona kanë marrë lëndime trupore.

Në fotografi shihet se në vendngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca duke u dhënë ndihmën mjekësore të lënduarve.