Mediet ndërkombëtare shkruajnë për asfaltin e prishur në Sferkë

Vërshimet e fundit në Malishevë, kanë vënë në pah edhe cilësinë e dobët të asfaltit në fshatin Sferkë, e këto pamje kanë marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Medie e njohur “Irish Times”, ka përmendur asfaltin e “thyer” në Sferkë të Malishevës dhe e ka zgjedhur ndër imazhet më mbresëlënëse në botë të bëra gjatë këtij vikendi.

“Dy burra kalojnë nëpër pllaka asfalti të shpërndara në tokë ndërsa rruga u shemb për shkak të përmbytjeve të mëdha në fshatin Sferke, Kosovë. Fotografitë: Armend Nimani / AFP përmes Getty Images”, shkruan “Irish Times” dhe duke i bashkangjitur këtë foto.