Aksident i rëndë, plagoset polici

Nje aksident me pasoje plagosjen e nje polici ka ndodhur sot ne Fier.

Sipas policise, në vendin e quajtur “Dukas Bregas” mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin M.H, 29 vjeç, është përplasur me mjetin e policisë tip “Shervolet” me drejtues punonjësin e policisë A.M, 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësi i policisë P.Dh, 42 vjeç, i cili ishte në mjetin tip “Shervolet” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.