Aksident i rëndë, vdes një i ri në Gostivar

Si pasojë e një aksidenti të rëndë, ka humbur jetën një i ri nga Gostivari, Evzal Selimi.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Ahmeti i ka shprehur ngushëllime familjes Selimi, teksa ka bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes.

Shkrimi i plotë nga Ali Ahmeti:

I gjithë Gostivari dhe të gjithë ne sot me pabesi e pranuam lajmin për ikjen e parakohëshme të Evzal Selimit nga kjo jetë si pasojë e aksidentit të tmershëm.

Ju lutem të bëni kujdes maksimal sepse pasojat janë fatale.

Ngushëllime familjes dhe dashamirëve të Evzali, qoftë i parajsës.