Aksident i tmerrshëm në Korçë, përplasje e fuqishme e dy makinave (foto)

Një aksident rrugor ndodhi në aksin Korçë-Bilisht ku të plagosur mbetën 4 persona. Aksidenti ndodhi në afërsi të Cangonjit.

Nga përplasja e dy automjeteve 4 persona kanë mbetur të plagosur të cilët janë dërguar në spitali e Bilishtit.

Në vendin e ngjarjes veç policisë, ndodhen edhe dy zjarrëfikëse të cilat ndihmuan për të nxjerrë nga automjetet të lënduarit.

Shqiptarja.com