E pazakontë: Shënon gol dhe shkon të puthë të fejuarën, por goli anulohet…(video)

Futbolli si sporti më i popullarizuar në botë, gjithmonë ka sjellur befasi të ndryshme. Emocionet që sjell fitorja në këtë sport janë përtej asaj normale dhe shpesh ka sjellur skena të jashtëzakonshme.

Një ngjarje e veçant ka ndodhur gjatë ndeshjes së kampionatit bullgar Ludogorets-Slavia Sofia, arbitri anuloi një gol për pozicion jashtë loje, por autori i golit nuk e kuptoi dhe nisi një festim të gjatë.

Braziliani Wanderson shkoi në tribunë për të puthur të fejuarën e tij, ndërkohë që portieri kundërshtar rinisi shpejt lojën.

U deshën shumë sekonda përpara se mesfushori të kuptonte se po festonte i vetëm sepse shokët e tij po mundoheshin të mos pësonin ndërkohë.

Kjo situatë e vuri në siklet edhe futbollistin që ju anulua goli por edhe shokët e tij të skuadre.