Aksident i trefishtë në Elbasan, përmbysen veturat (foto)

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit, në Elbasan.

Siç shihet edhe nga pamjet dy nga autoveturat e përfshira në aksident janë përmbysur si pasojë e pëplasjes.

Njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës. Deri më tani mësohet se e plagosur ka mbetur një grua shtatëzënë, që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesit e të tri automjeteve të cilat u përfshinë në aksident dhe personat e tjerë që po udhëtonin me to nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet të jetë lagështira në rrugë.