Aksident i rëndë trafiku në Pestovë (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Dëshmitarët kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes në “Jepi zë”.

Nga pamjet shihet se janë ndeshur fortë dy vetura mes veti.

Sipas dëshmitarëve ka persona të lënduar, ndërsa qytetarë tjerë shihen duke ndihmuar, në vendin e ngjrajes kanë dalur autoambulanca dhe Policia e Kosovës. VIDEO