Aksident komunikacioni te Kuvendi i Kosovës

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Agim Ramadani” me atë “Nazim Gafurri”, përball ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një autobusi dhe një veture. Të dyja janë fërkuar anash në kthesën që vjen nga parku i Gërmisë për në qendër të kryeqytetit.

Dëshmitarët që kanë dërguar fotografitë në adresë të portalit Koha.net kanë bërë me dije se nga aksidenti nuk ka të lënduar.