Aksident me fatalitet në Gjilan, vdes një person

Një person ka vdekur sot në Gjilan si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Ramiz Cërnica”, në udhëkryqin që lidh me fshatin Livoç i Epërm.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani. Personi që ka ndërruar jetë është i moshës 77 vjeç.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

“Aksident trafiku me fatalitet”

Me 21 maj 2021 rreth orës 15:00 ka ndodhur aksident trafiku me pasoja fatale.

Dyshohet se deri te aksidenti te ketë ndodhur ,kur drejtuesi i veturës “Pezho” duke tentuar të kyqet në rrugën kryesore është ndeshur me kamionin “MAN” i cili ka qene duke levizur ne rrugen kryesore.

Me këtë rast shkaktohet aksident trafiku me dëme material ne dy njesi dhe lendime trupore peson drejtuesi i veturës.

Si pasoje e plagëve të marra në aksident drejtuesi i veturës (1944) nderron jetë në QE në Gjilan.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetiti cili ka urdhruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML –Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës(PK), trafiku rajonal në Gjilan.