Aksident me të lënduar rëndë në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në magjistralen Podujevë-Prishtinë, gjegjësisht tek rrethi në kyçje të autostradës, ku vetura ka përfunduar me katër rrotë përpjetë.

Siç mëson Raporto24, nga ky aksident ka persona të lënduar rëndë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ambulanca.