Oficeri i FSK-së fiton çmimin “Studenti më i mirë” në kursin trajnues në Çeki

Në mesin e 30 studentëve oficerë dhe nënoficerë nga shtetet e ndryshme të botës, oficeri i FSK-së, toger Dritëro Bajrami ka fituar çmimin “Studenti më i mirë” në Kursin Trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çek, përcjell KosovaPost.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili ka thënë se toger Bajrami ka treguar rezultate të larta si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik.

“Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Dritëro Bajrami fitoi çmimin “Studenti më i mirë” në Kursin Trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çeke, në mesin e 30 studentëve oficerë dhe nënoficerë nga disa shtete pjesëmarrëse të botës duke treguar rezultate të larta si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.

Në fund, Maqedonci shtoi se cmimi i fituar nga toger Bajrami reflekton përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së.