Aksident me vdekje në Lezhë

Mëngjesin e sotëm një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lezhë, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”.

Sipas policisë, raportohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i mjetit me dy rrota ka humbur jetën menjëherë.

Viktima është Tomë Deda 55 vjeç, banues në Grykë Lumi, Lezhë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek  vendi i quajtur “Kryqezimi I Shënkollit”,  mjeti me  drejtues shtetasin  Xh.N.,32 vjeç, banues në Kurbin është përplasur me mjetin çiklomotor me drejtues Tom Deda 55 vjec, banues në Grykë Lumi, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën”, sqaron policia.