Aksident mes dy veturave, njëra e Policisë së Kosovës, 5 policë dërgohen në QKUK

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë ku sipas burimeve të Sinjalit, kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej tyre automjet zyrtar i Policisë së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar pesë policë të cilët janë dërguar për trjatim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.