Aksident mes katër veturave në magjistralen Prizren-Gjakovë, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prizren-Gjakovë, saktësisht në fshatin Landovicë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona , kurse të përfshira në këtë aksident janë katër vetura.

Ekipet emergjente tashmë kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe tashmë po ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm./Indeksonline/