Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas 17-vjeçaren

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rriles”, ku një makinë ka përplasur një 17-vjeçare.

Deri më tani mësohet se vajza është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet F.D., është shoqëruar në Komisariat.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”, automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F.D. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes