Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë (e shtunë) do të mbajë mot me intervale kohore diellore dhe vranësira të cilat më të theksuar do të jenë në pjesën e dytë të ditës. Mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët shiu në ndonjë rajon.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe disa vranësira kalimtare. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe me mundësi për mjegull nëpër lugina.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Priten intervale kohore diellore dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat do të luhaten nga -1 ato minimalet deri në 20-22 gradë Celsius ato maksimalet në nivel rajoni./Meteoballkan