Aksident në aksin rrugor Librazhd – Qaf Thanë, humb jetën 45-vjeçari

Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Qaf Thanë, ka lënë pas një viktimë.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë tip “Benz” me një makinë tjetër tip “Ford”, si pasojë drejtuesi i makinës “Ford”, A.V., rreth 45 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policia të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij asksidenti të rëndë.