Aksident në autostradë, vetura del nga rruga

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në autostradë në afërsi të daljes në Suharekë.

Në disa fotografi te siguruara nga Gazeta Infokus, shihet një veturë e tipit Golf 2 e cila ka dalë nga rruga.

Gjithashtu në këto fotografi shihet se edhe Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Infokus ka kontaktuar policinë lidhur me rastin, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka ndonjë përgjigje.