Presidentja: Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund t’i arrijnë (Video)

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka takuar futbollistet e reja të klubit të futbollit ‘’Prishtina’’ dhe ‘’Brezovica’’.

Përmes një video, Osmani ka thënë se ky takim po zhvillohet në kuadër të Muajit të Rinisë.

Ajo ka inkurajuar të gjitha vajzat e Kosovës që të merren me Sport dhe aktivitete sportive.