Aksident në Berat, ‘’BMW’’ humb kontrollin dhe merr përpara 4 automjete

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Uznovë për shkak të një automjeti luksoz ‘’BMW’’.

Gazetarja Eneida Petova raporton për News24 se drejtuesi i mjetit, Eris Domaxeti ka humbur kontrollin dhe ka marrë përpara 4 automjete.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur pasagjeri 38-vjeçari Eri Ilia, kurse shoferi që humbi kontrollin prej shpejtësisë u largua nga vendi i ngjarjes.