Të shtëna me armë në Mirditë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Mirditë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur një person në Kodër Rrëshen.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe motivet.