Aksident në Drenas, një i vdekur

Një aksident me fatalitet është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 17:00, në Drenas.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i Madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësorë dhe një veturë në lëvizje”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Po ashtu u tha se si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorë, i cili edhe nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi kujdestar mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri tek ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.