Aksident në Elbasan/ Ambulanca përplaset me makinën, plagosen çifti i bashkëshortëve

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një ambulancë e spitalit të qytetit është përplasur me një makinë tip “Volkswagen”.

Për pasojë kanë marrë lëndimi drejtuesi i “Volkswagen” dhe bashkëshortja e tij. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.M., banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit “Volkswagen”, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja N. M., të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.