Aksident në Elbasan, makina përplas 70-vjeçaren

Një aksident është regjistruar orët e para të mëngjesit të së shtunës, në Elbasan.

Drejtuesi i një automjeti të tipit “Ford” ka aksidentuar një 70 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin “1 Maji” në Elbasan. Mjeti drejtohej nga personi me inicialet L.B., 54  vjeç, banues në Elbasan.

Mësohet se, këmbësorja me inicialet K.F është dërguar menjëherë në Spitalin e Elbasanit, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proçeduriale.