Projektligji për Trustin, Murati: Serbia na e ka shkatërruar një sistem pensional, tani dëshiron edhe opozita

Ministri i Financave dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka folur për Projektligjin për tërheqjen e parave nga Trusti.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendi të Kosovës, ka deklaruar se opozita me këtë propozim e ka për qëllim shkatërrimin e sistemit pensional të vendit.

“Me nismën për Trustin, po synohet të shkatërrohet sistemi pensional nga deputetë të opozitës, pra synimi është të merren këto 30 përqind, pastaj edhe një 30 përqindësh tjetër. Kështu do të shkatërrohet sistemi pensional, dhe do të kalojmë në sistemin ku kontribuon gjenerata për gjeneratën”.

“Ne e kemi pasur një sistem pensional që është e ka shkatërruar Serbia dhe i ka marrë fondet, tash edhe opozita dëshiron ta shkatërrojë këtë sistem që mezi e kemi ndërtuar”, ka thënë Murati.