Aksident në Fier, lëndohen dy gra nga përplasja e dy makinave

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor, Fier-Patos, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacionit paraprak, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Portëz”, dhe automjeti i tipit “Volkswagen” është përplasur me automjetin “Benz”.

Si pasojë e përplasjes mësohet se kanë mbetur të lënduara pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset E.M, 77 vjeçe dhe D.M, 52 vjeçe të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Fier

Informacion paraprak

Në datën 20.05.2019, në aksin rrugor Fier – Patos, në vendin e quajtur “Portëz” mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin M.M, 30 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A.G, 25 vjeç, banues në Roskovec.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret në mjetin tip “Volksëagen”, shtetaset E.M, 77 vjeçe dhe D.M, 52 vjeçe të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.