Vëllai godet vëllanë me shufër metalike

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar në Malishëve një person për veprën penale “Dhunë Familjare”.

“Malishevë 12.02.2020 – 08:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shufër vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar”.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.