Aksident në Gllamnik të Podujevës, vetura përfundon në ara

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve, janë të përfshira dy vetura, teksa njëra ka përfunduar matanë rrugës duke përfunduar në arat e asaj ane.

Mësohet se përveç dëmeve materiale, në këtë aksident s’ka persona të lënduar. Të paktën kështu kanë konfirmuar për Llapi.info edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës.

Ndërkaq, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Theksojmë, se vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente, prej tyre 13 kanë rezultuar me të lënduar.