Ja si e kapin gjarprin ekspertët (video)

Pasi gjeti një gjarpër në kopshtin e tij, një banor australian thërret shërbimin e kapjes së gjarpërinjve për ta larguar atë.

Megjithatë, ata që ushtrojnë këtë profesion kanë detyra të vështira për të bërë. Këtë e vërteton një video, e ngarkuar së fundmi në tabloidin britanez ‘Daily Mail’.

Në incizimin në fjalë, tregohet vështirësia me të cilën përballohet kapësi i zvarranikëve, gjersa tenton t’ia largojë helmin gjarprit.

Ajo çfarë ia komplikon ende më shumë punët ekspertit është vendndodhja e gjarprit. Ky i fundit fshihet prapa gurëve, duke e bërë thuajse të pamundur për ta nxjerrë nga aty.

Një kafshim mund të rezultojë në vdekje!