Aksident në Kishnicë, lëndohen 4 persona

Katër persona janë lënduar si pasoj i një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:40 në fshatin Kishnicë.

Në aksident janë përfshire tre vetura. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës për Indeksonline e ka konfirmuar rastin.

“Ju konfirmoj se sot rreth orës 17:40, ne Kishnicë ne rr. Prishtine-Gjilan, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshire 3 automjete dhe 4 persona kane marr lendime trupore, njeri nga ta me lëndime me te rënda. Te lënduarit janë percjellur per trajtim te mëtejme mjekësor. Për shkak te këtij aksidenti, rruga nacionale Prishtine-Gjilan dhe anasjelltas eshte bllokuar deri ne përfundim të vendshiqimit dhe përfundimit te procedurave tjera te nevojshme ne vendin e aksidentit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.