Aksident në Klinë të Skenderajt, një person përfundon në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Klinë e Ulët, Skenderaj, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me targa vendore.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy automjetet civile me targa vendore dhe drejtues meshkuj K/Shqiptaër. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të automjeteve i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./veriu.info/