Aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, vetura del jashtë rrugës

Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që lexuesit e portalit kanë dërguar edhe pamje në Llapi.info, shihet një veturë që ka dalë matanë rrugës kryesore.

Mësohet se përveç dëmeve materiale, nga ky aksident s’ka persona të lënduar.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndërkohë, vetëm dje në Kosovë kanë mdodhur 37 aksidente, prej tyre sipas Policisë së Kosovës, 15 kanë rezultuar me të lënduar.