Ndërron jetë 62 vjeçari/ Shkon në 44 numri i viktimave nga Covid 19

Sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, numri i viktimave nga Covid 19 në vend shkon në 44.

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët e fundit është shënuar një humbje jete në spitalin infektiv.

Kjo e fundit deklaroi se një 62-vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë dhe I intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv duke i shprehur i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit:

31 të prekur në Tiranë

12 në Shkodër

6 në Fier

5 në Krujë

5 Vlorë

4 në Pogradec

3 në Durrës

2 në Kamëz

1 në Mirditë

1 në Lezhë

1 në Kukës

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1.134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.