Aksident në mes dy veturave të EULEX dhe një të qytetarit (video)

Sot në ora 12 e 10 minuta, në Vragoli të Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave të EULEX-it dhe një veture civile (e një qytetari), shkruan fokusi.info.

Një lexues i Fokusit, i cili na dërgoj videon nga vendi ngjarjes, tregoj se dy veturat e EULEX-it e kanë goditur veturën e qytetarit.

Raportohet se ka edhe të lënduar, dhe policia e ndihma e shpejtë kanë shkuar në vend të ngjarjes./Fokusi.info/