Aksident në orët e hershme, vetura bie në lumë, 5 persona të lënduar (foto)

Një aksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit afër fshatit Shtupeq i Madh në Rugovë të Pejës.

Një veturë ka rënë poshtë në lumin Lumbardh si pasojë e humbjes së kontrollit gjatë vozitjes.

Jo zyrtarisht mësohet se pesë persona janë lënduar nga ky aksident.